24.5 C
Tirana
05 / 10 / 2024

‘Ndëshkim partive me fonde të fshehta dhe sanksione për të korruptuarit’, paralajmërohen masa të BE për Shqipërinë

Partitë politikë shqiptare që do të marrin financime të fshehta, do të sanksionohen nga Bashkimi Evropian. Pavarësisht që paketa për llojin e sanksioneve nuk është përfunduar, zyra e shtypi e BE, i tha gazetarit të Report Tv, që “Bashkimi Europian do të përfshijë në sanksione partitë politike, aktivitete specifike dhe individë që janë përgjegjës dhe të përfshirë në vepra korrupsioni”.

Pyetjes nëse ish-kryeministri Sali Berisha është në listën e zezë të BE-së për tu shpallur ‘non grata’, ashtu siç është njoftuar disa herë nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, zyra e shtypit të Parlamentit Europian nuk pranoi t’i referohej emrave konkret, por ata i thanë gazetarit Ermal Qori se “masat kufizuese të vendosura nga BE-ja synojnë edhe vendet kandidate, subjektet joshtetërore dhe individët’.

Sipas zyrës së shtypit, kjo e fundit ka qenë një kërkesë e kahershme e Parlamentit Evropian. Prandaj, Parlamenti do të ndjekë nga afër këtë iniciativë për t’u siguruar që ajo të zbatohet dhe zbatohet me shpejtësi dhe në mënyrë efektive.

“Edhe pse vendimi për vendosjen e sanksioneve i takon Këshillit të BE-së. Parlamenti do të ushtrojë një presion të rëndësishëm politik në këtë drejtim. Kjo ka qenë shumë e qartë për paketat e sanksioneve të miratuara si pasojë e agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës, me Parlamentin Evropian si nxitësin kryesor politik dhe shtytësin e procesit.

Në programin e punës të Komisionit Europain për vitin 2023, do të merren nisma konkrete për fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. E para prezantimi i një Pakete të Mbrojtjes së Demokracisë për të rritur mbrojtjen e BE-së kundër ndikimit të huaj të fshehtë dhe financimit të fshehtë; dhe përfshirja e korrupsionit në regjimin e sanksioneve të BE-së.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x