Pas sfidës në Kupën e Italisë ndaj Genoas, Marash Kumbulla koleksionoi të dytën ndeshje radhazi si titullar me fanellën e Romës, teksa trajneri Jose Mourinho i besoi sërish mbrojtësit shqiptar këtë herë në kampionat ndaj Fiorentinës.
Verdhekuqtë dhe Kumbulla ishin autorë të një paraqitje pozitive me kryeqytetasit që triumfuan me rezultatin 2-0, falë një dygolëshi të Paulo Dybala. Në notat pas ndeshjes, Eurosport vlerësoi me notën 6 paraqitje e Marash Kumbullës duke e cilësuar atë si të mjaftueshme.
“Nuk shkëlqen si kundër Genoas, por paraqitja ishte gjithsesi e mjaftueshme”, shkruan Eurosport për shqiptarin. Këtë sezon, paraqitjet e Kumbullës me Romës kanë qenë me pikatore ndërsa shpesh është përmendur edhe opsioni për të ndryshuar ambient, megjithatë dy ndeshjet e fundit mund të “lëkundin” hierarkitë e trajnerit Mourinho për t’i dhuruar më shumë hapësira lojtarit 22-vjeçarit.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026