Këngëtarja me origjinë shqiptare po bënte me duar shqiponjën, gjatë një koncerti në Nju Jork, kur njëri nga të pranishmit hedh në drejtim të saj një celular.
33-vjeçarja ulet fillimisht në gjunjë, ndërsa stafi i vjen në ndihmë. Në një moment tjetër, shfaqet personi që e goditi, i cili rrethohet menjëherë nga fansat, të cilët nisin ta fyejnë.
Pjesëmarrësit e shoqërojnë me duartrokitje, teksa ajo largohet nga skena për të marrë ndihmën mjekësore.
Stafi pranë yllit të muzikës Pop bëri të ditur se iu deshën tre të qepura për t’i mbyllur të çarat që i shkaktoi goditja në fytyrë. Ndërsa sulmuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur u shoqërua nga policia për t’u marrë në pyetje mbi motivet.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- “Berisha nuk është më figurë aktive politike”, kompania lobuese që nënshkroi kontratën 6 milionë USD me PD letër DASH: Hiqini statusin ‘non grata’ - 31/07/2025
- Dorëhiqen 4 nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, zbulohet se kush i zëvendëson - 31/07/2025
- GJIMNASTET SHQIPTARE NDEROHEN NË LISBONË - 26/07/2025