Në qytetin e Korçës është çelur ekspozita “Folk Art”, e mbështetur në traditën shqiptare. Frymëzimi për të sjellë këto punime, për piktoren Adriana Puleshi, është marrë kryesisht nga dëshira për të sjellë veçantitë e çdo krahine shqiptare të pasqyruara përmes kostumeve popullore.
“Kam disa vite që kam filluar të pikturoj kostumin tonë kombëtar, në tërësi në të gjitha trevat. Është shumë i bukur, shumë i veçantë, gjithashtu përshtatet dhe me stilin tim të të pikturuarit. Mua më pëlqejnë shumë ngjyrat, gjë që kostumi ynë e ka me bollëk. Ka ngjyrat, konstrastet, format, detajet. Unë dalëngadalë kam filluar të merrem me kostumin duke e trajtuar në një mënyrë ndryshe nga pikturat e tjera, në një karton me sfond me ngjyrë. Pastaj lindi ideja që këtë eksperiencë që kam fituar ta ekspozoj edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, kam bërë një guidë në Vlorë, Sarandë, e tani edhe në Korçë.” – ADRIANA PULESHI, Piktore
Me këtë ekspozitë të veçantë, publiku por edhe turistë që vizitojnë Korçën, kanë pasur një kontakt të hapur pasi ajo u pozicionua tek sheshi i Pazarit të qytetit.
“Ne vijmë nga Hollanda. Ekspozita është e këndshme, impresionuese dhe shumëngjyrëshe, çka bën që të më pëlqejë. Ndërsa qyteti i Korçës është shumë i këndshëm, ka shumë njerëz, vijmë për herë të parë dhe na pëlqeu vërtet” – shprehet një turiste.
Ekspozita ka qëndruar e hapur tek ambjentet e Pazarit të Vjetër të Korçës për 5 ditë dhe gjatë kësaj kohe, piktorja Puleshi ka hedhur në telajo edhe bukuritë e rrethinave të qytetit, të cilat ka pasur mundësi t’i vizitojë gjatë qëndrimit të saj në Korçë.








- “S’bëhen ‘hesape pa hanxhinë’ me PS”/ Harta e re territoriale, reagon Rama: Shtysë modernizuese për vendin, u zbuluan edhe duart e pista - 09/10/2026
- Tensionet për Territorialen/ Balluku mbërrin mes tensionit, Bardhi i hedh ujë ish-zv.kryeministres. Deputetët gjuajnë shishe drejt Ramës - 09/10/2026
- “Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali - 09/10/2026