24.5 C
Tirana
05 / 10 / 2024

Ndahen çmimet “Fields” në matematikë

Juria e Bashkimit Ndërkombëtar të Matematikës bëri të ditur këtë të marte se katër matematicienë,  morën medaljet Fields (Fillds).  Të nderuarit me medaljet prestigjoze janë ukrainasja Maryna Viazovska, francezi Hugo Duminil Copin (Hjugo Dyminil Kopë), June Huh  (Xhun Hah) me banim në SHBA dhe James Maynard (Xhejms Meynard) nga Britania e madhe. 

Medaljet fields, të cilat konsiderohen si cmimet nobel në matematikë, jepen një herë në katër vjet për të vlerësuar arritjet e jashtëzakonshme në matematikë nga personat nën 40 vjec. Viazovska është e dyta grua në 80 vite që fiton këtë cmim. Ceremonia e shpërdarjes së medaljeve ishte pjesë e Kongresit ndërkomëbtar të Matematicienëve, që fillimisht ishte planifikuar të mbahej në Shën Petërsburg por më pas u vendos të mbahej online për shkak të luftës në Ukrainë.

Ceremonia e ndarjes së cmimeve u zhvillua në Helsinki të Finlandës.  Marina Viazovska, lindi në vitin 1984 në ukrainë, atëherë pjesë e bashkimit sovjetik, dhe që nga viti 2017 ka qenë profesore pranë shkollës politeknike federale të Lozanës në Zvicër. Cmimin Fields e mori pasi ka zgjidhur një version të një problemi matematikor qindra vjecar ku provoi grumbullimin më të dendur të mundshëm të sferave identike në tetë dimensione. 

Dumnicil Copin  (Dyminil Kopën, lindur në francë në 1985-ën, është professor në isntitutin e studimeve të larta shkencore. Atij iu dha cmimi për zgjidhjen e një problemi në teorinë probabilistike të tranzicioneve fazore. Maynard, 35 vjec, është profesor në universitetin e Oksfordit dhe mori medaljen për kontributet e tij në teorinë analitike të numrave, June Huh, (Xhun Hah) është profesor në unversitetin e Princeton (Prinston) dhe mori cmimin prestigjoz për transformimin e fushës së kombinatorikës gjeometrike përmes përdorimit të metodave të teorisë Hodge (Hoxh).

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x