14.5 C
Tirana
25 / 03 / 2026

“Narkotrafikantët shqiptarë lëviznin me duar në xhepa”, Artan Hoxha: Janë të paekstradueshëm

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka folur në lidhje me trafkimin e lëndëvë narkotike, ku Shqipëria dhe trafikantët shqiptarë, tashmë shihen se kanë ndërtuar organizatat ndër më të mirëorganizuarat.

Në lidhje me trafikimin e drograve të forta, Hoxha u shpreh në një intervistë televizive se kurrë nuk e kishte menduar se shqiptarët do të kishin një organizatë kaq të mirëorganizuar. Sipas tij, trafikantët shqiptarë janë të pa ekstradueshëm në vendet ku jetojnë.

Mendoja gjithmonë  se hiperbolizohej, nga DIA amerikane apo nga të huajt për organizatat shqiptare.

Trafikantët shqiptarë janë sot të paekstradueshëm. Asnjë qytetar shqiptar nuk e kemi ekstraduar, kemi dështuar në të gjitha kërkesat për ekstradim. Shqipëria i ka shanset zero të ekstradojë nga Dubai.

Shqiptarët lëviznin qetësisht në rrugë në Ekuador, ku pak metra mund të kishin edhe kundërshtarët e tyre, kanë tërhequr edhe familjet, por lëviznin me duar në xhepa. Ata janë narkotrafikanë, biznesmenë të paligjshëm.

Kishin krijuar biznese të mëdha dhe kishin bërë investime të majme”, tregoi Hoxha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x