Në gjykatën e posaçme ka nisur seanca për caktim të masave të sigurimit në ngarkim të Geraldo Fuqisë dhe Klajdi Zhillës.
Inspektori i IMT Gerald Fuçia, është lënë në burg nga gjyqtarja Etleva Deda, me kërkesë të prokurorit të SPAK Sotir Kllapi.
Inspektori Fuçia ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se nuk ka lidhje me episodin e korrupsionit.
“Nuk e njoh fare qytetarin as e kam kontaktuar as takuar , as nuk di gjë për ryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore, se nuk kam lidhje me këtë histori, un e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm si në dhjetëra raste te tjera te aksionit për lirimin e hapësirave publike”- ka deklaruar inspektori.
Avokatet e tij kërkuan një masë më të butë sigurie deri në qartësimin e situatës dhe rrethanave. Ndërkohë masa për Klajdi Zhillen do të zhvillohet në një seancë tjetër Ky i fundit është vetëdorëzuar mbrëmë në policinë e Tiranës.
Dy punonjësit e IMT akuzohen se i kërkuan një qytetari shumën prej 1 mijë eurosh për të mos i prishur tendën e lokalit.
Ndaj dy ish-punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit rëndon akuza e korrupsionit pasiv.
- LIVE/ 1300 policë për protestën e opozitës, Berisha mbërrin te Kryeministria, Boçi: Të shprehim revoltën dhe zemërimin tonë - 24/01/2026
- E pabesueshme, Bayern Munich pëson humbjen e parë në Bundesligë, të pathyeshëm që nga muaji mars - 24/01/2026
- Bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi/ Rusia sulmon Ukrainën, Kievi: Putini cinik, sulmi barbar - 24/01/2026