Për shkak të motit të keq, disa qytete kanë pasur probleme me energjinë elektrike.
Por sipas OSSH, 70% e rrjetit të prekur paraqitet e normalizuar.
Në një njoftim për mediat, OSSH bën me dije se qarqet më të prekura kanë qenë Lushnja dhe Vlora, gjendja e të cilave aktualisht është stabël, ndërsa ëstë punuar për riparimin e dy linjave në zonat e Fierit dhe Sarandës.
Si pasojë e motit të keq në një pjesë të vendit, disa linja të OSSH pësuan avari, kryesisht në zonat rurale ku rrjeti është ajror dhe përshkon distancë të gjatë.
Në raport me mbrëmjen e djeshme, të dhënat nga terreni paraqesin situatë të normalizuar në 70% të fidrave të prekur.
Nënvizojmë se rajonet me probleme të theksuara si Lushnja dhe Vlora, aktualisht paraqiten në gjendje stabël.
Është punuar gjatë për riparimin e dy linjave 35kV nga ana e OSSH në zonat Fier dhe Sarandë.
Theksojmë se sa i përket furnizimit me energji elektrike të Hidrovoreve, të gjithe fiderat, Nst si dhe linjat 35 kV ndodhen në funksion të plotë.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026