6.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

“Mos më prek me dorë”, banorët e Bërxullës në protestë për Thumanë-Kashar, përplasen me policinë

Banorët e Bërxullës po protestojnë ditën e sotme kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar, pasi rruga kalon nëpër pronat e tyre, për të cilat thonë se janë shpronësuar nën vlerën e pronës së tyre.

Gjatë protestës banorët janë përplasur me policinë, pasi kanë tentuar që të bllokojnë qarkullimin rrugor.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitojë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x