17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Mori mandatin e Luçiano Boçit, deputeti i Berishës nën hetim nga SPAK, shkak ngjarja e vitit 2023

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi t’i kthejë aktet SPAK për deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa për ta hetuar, lidhur me aksidentin e shënuar më 13 mars të vitit 2023 në bulevardin ‘Qemal Stafa’ në Elbasan.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela, i cili shqyrtoi në seancën e kësaj të hënë kërkesën e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli mos kompetencë lëndore për çështjen e deputetit.

Sipas GJKKO, hetimet deri më tani janë bërë nga një prokurori jo kompetente dhe do t’i kalojnë SPAK, duke qenë se Xhafa është subjekt që duhet të hetohet nga kjo prokurori.

Tanimë, Prokuroria e Posaçme do të marrë në shqyrtim dosjen e deputetit, ku pas kryerjes së hetimeve do ia referoi GJKKO për veprime të mëtejshme.

Ndaj Qani Xhafës është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Aksidenti u shënua në kohën kur Xhafa ishte kandidat për deputet.

Pasi Laçiano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar Bashkie, automatikisht Qani Xhafa u fut në parlament.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x