20.5 C
Tirana
08 / 09 / 2024

“MONEY smART”, BSH hap ekspozitën për edukimin e qytetarëve për sistemet financiare

Edukimi financiar ndihmon në kultivimin e kulturës dhe përfshirjes financiare përmes rritjes së njohurive, aftësive dhe qëndrimeve financiare, që në moshë të vogël. Ky është edhe synimi i Bankës së Shqipërisë nëpërmjet ekspozitës edukative “MONEY smART – Edukim financiar për të gjithë”.

Luljeta Minxhozi, Zv/Guvernatore e Parë në BSH: Qëllimi është t’a fillojmë që nga moshat e reja. Edukimi financiar duhet të jetë pjesë e edukatës qytetare dhe siç sillen mirë me të gjitha shërbimet qytetare, individët kur të jenë të rritur duhet të sillen shumë mirë edhe me shërbimet financiare. Banka e Shqipërisë më sakt ka ndërtuar një strategji të edukimit financiar. Prej gjashtë muajsh ajo është formalizuar edhe me aprovimin në bordin mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë dhe ne kemi filluar t’i intensifikojmë fushatat me të gjitha grupet e interesit.

Edhe për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të teknologjisë, edhe sistemi financiar duhet të përshtatet me këto ndryshime.

Luljeta Minxhozi, Zv/Guvernatore e Parë në BSH: Strategjia jonë është një strategji e qëndrueshmë që do të shërbejë për rreth 10 vitet e ardhshme. Ne kemi marrë parasysh edhe zhvillimet e reja që do të vijnë jo vetëm këto që janë sot sepse sistemi financiar është sistemi më dinamik në momentin e sotëm dhe pritet që produktet dhe shërbime të diversifikohen shumë.

“MONEY smART – Edukim financiar për të gjithë” do të jetë hapur deri me 28 Qershor, prandaj i gjithë publiku mund të mësojë nga afër më shumë për financat dhe pagesat digjitale.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x