Mjekët italianë në spitalin Gaslini në Genoa kanë operuar me sukses një foshnje 6 muajshe nga Britania e Madhe e cila vuante një sëmundje në zemër.
Familja e fëmijës iu drejtua spitalit italian pasi në mjekët në Londër iu kishin thënë se djali i tyre nuk mund të operohej, duke iu prerë në këtë mënyrë shpresat.
Por ndërhyrja e kardiokirurgut italian Guido Michelon rezultoi e suksesshme. Operacioni i vogëlushit, i cili vuante nga një formë e rëndë e sëmundjes komplekse kongjenitale të zemrës, u krye më 7 korrik dhe vetëm tani është shpallur jashtë rrezikut për jetën.
“Dy operacione u kryen të kombinuara në një procedurë të vetme shumë komplekse që mësova gjatë trajnimit në SHBA me profesor Norwood që e konceptoi dhe e zbatoi për herë të parë këtë lloj ndërhyrje”, shpjegon doktor Michielon.
- “Nëse të duhet gjë, na bëj vetëm një zile”, Mbreti Charles dhe Trump shkëmbejnë dhurata dhe… batuta - 29/04/2026
- Vizita e Charles në SHBA përballet me tensione, deklarata e fortë e ambasadorit britanik në Uashington: Marrëdhënia e vetme speciale e Amerikës është ‘ndoshta Izraeli’ - 29/04/2026
- Përplasja Trump-Kimmel, komediani i përgjigjet Presidentit amerikan: Shfaqja vazhdon - 29/04/2026