24.5 C
Tirana
26 / 07 / 2024

Mirëmbajtja e helikopterëve, Ministria e Mbrojtjes hap vende të lira për mekanikë

Ndërsa modernizimi i Forcave të Armatosura vijon, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar hapjen e vende të lira të punës për mekanik/teknik helikopteri si dhe mirëmbajtës të pajisjeve testuese/kontrolluese dhe avionik, pranë Forcës Ajrore. Aplikimet kanë nisur prej datës 28 qershor dhe përfundojnë më 12 korrik.
Kandidatët do të konkurojnë me dosje dhe duhet të kenë arsim të mesëm profesional mekanik apo elektrik. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune, por duhet që të kenë edhe trajnime të ndryshme me specialitetin e kërkuar. Detyrë kryesore është kryerja në kohë dhe me cilësi e punimeve në teknikën fluturuese, apo riparimi i defekteve në helikopterë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x