9.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Meta dhe Berisha takohen në PD, konfirmohet aleanca për zgjedhjet vendore 2023

Liderët e PD dhe Partisë së Lirisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta pas takimit në selinë blu, dolën para medias ku konfirmuan zyrtarisht aleancën e tyre në zgjedhjet vendore 2023.

Selia blu thotë se në takimin e zhvilluar mes Berishës dhe Metës u  dakordësua për aksion të përbashkët në zgjedhje, protesta e parlament.

“U ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës”, thuhet në njoftim.

Me bindjen se do të bëjë zgjedhjet e duhura, Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zbuloi se kandidatët për kryetar bashkie do t’i lihen në dorë Berishës.

“Në këtë drejtim e kemi bërë të qartë që s’do vëmë kushte për asnjë lloj bashkie. Kemi kërkuar që PD të marrë përgjegjësinë për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë”, tha Berisha.

Të njëjtën gatishmëri për të bashkëpunuar, Meta nuk e shfaq për grupimin Alibeaj, të cilin e konsideron opozitë me regji.

Sipas tij, ka vetëm një rrugë për t’i hapur dyert këtij grupimi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x