21.5 C
Tirana
08 / 09 / 2024

Melsi Qirici emërohet Drejtoreshë e Teatrit të Kukullave dhe Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë

Një nga institucionet e rëndësishme të kulturës, Teatri i Kukullave dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do të drejtohet nga znj. Melsi Qirici. Pas një gare me 7 kandidatura, nga të cilat 5 u përzgjodhën për platformë, 4 avancuan në intervistë nga ku Komisioni i MEKI i propozoi Këshillit të Ministrave Znj. Melsi Qirici për postin Drejtoreshë e Teatrit të Kukullave dhe Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Lajmin e ka bërë të ditur me një status në rrjetet sociale vetë Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!

Me një karrierë të pasur në media dhe kulturë, Melsi ka sjellë risi në programet për fëmijë dhe të rinj. Me përvojë 23-vjeçare në median e shkruar dhe atë vizive si kryeredaktore dhe autore në programe të suksesshme si “The Voice of Albania” dhe “Albania Got Talent”, ajo sjell përmes platformës së saj energji dhe vizion të ri për QKKF dhe Teatrin e Kukullave.

Theksojme se zonja Qirici ka qenë vitet e fundit drejtuese e RTSH-1, kanalit më të rëndësishëm të Televizionit Publik dhe me tej, Drejtuese e Njësisë së Programeve që pwrmbledh gjithë rrjetin e kanaleve të RTSH, ku ka spikatur me aftësitë e saj profesionale në pragramacion të larmishëm si dhe në menaxhimin e suksesshëm të një institucioni të madh si televizioni publik.

Në rolin e saj të ri, Melsi synon të implementojë një program gjithëpërfshirës për QKKF dhe Teatrin e Kukullave, duke organizuar aktivitete dhe gjini artistike që të tërheqin jo vetëm fëmijët, por edhe të rinjtë, duke i bërë pjesë interaktive të veprimtarive. Ndër projektet kryesore të saj është ndërtimi i një kalendari artistik edukues dhe argëtues, si indoor ashtu dhe outdoor, me fokus në orientimin e brezave të ardhshëm drejt një arti cilësor dhe krijues me qasje inovative.

Redaksia e Pena.al i uron Melsit suksese në këtë sfidë të re!

a.l/Pena.al

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x