5.5 C
Tirana
12 / 04 / 2026

Mediat: “Ustalleshë, ka edhe video të tjera”. Kush është femra në videon me Safet Gjicin. Joshte zyrtarë, foto edhe me Berishën

Një burim policor ka zbuluar detaje mbi identitetin e vajzës që shfaqet në videon me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Burimi i tha gazetës DITA se vajza me inicialet A.K. është nga Berati, jeton në Durrës dhe vepron e mbrojtur nga një grup kriminal.

Në bisedën me gazetën DITA, burimi e cilësoi vajzën si “ustalleshë” që ka edhe video të tjera.

Ajo shfrytëzonte “kauza sociale” për tu takuar me zyrtarë të lartë, politikanë, njerëz të njohur e biznesmenë.

Më pas hynte në kontakt me ta duke i joshur.  Grupi që ka pas vetes shantazhonte më pas viktimat duke u vendosur gjoba.

Vajza ka arritur të dalë foto edhe me Sali Berishën, foto të cilën e ka publikuar më pas në rrjete sociale.

Kreu i Bashkisë së Kukësit dha dorëheqjen sot pas publikimit të videos ku ai kryente seks oral në zyrën e bashkisë, me vajzën në fjalë./Dita

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x