Artistja e madhe shqiptare Margarita Xhepa është një nga aktoret ikonë të kinematografisë shqiptare. Sot ajo është 90 vjeç, por njëkohësisht ruan elegancën dhe bukurinë.
Margarita Xhepa ka qenë sonte e ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.
Artistja ka treguar sekretin e bukurisë dhe jetëgjatësisë së saj.
“Deri sa rroka njeriu kaq gjatë, unë them nga lodhja e madhe? Nga durimi i madh? Sepse njeriu në jetë kalon hidhërime, gëzime, ato gërshetohen, jeta kështu është, edhe gëzime edhe hidhërime. Por ama puna qenka gjë e madhe, lëvizja është jetë. Puna e bërë me dashuri, me pasion. Ajo më ka mbajtur gjallë, edhe jeta e rregullt. Unë nuk kam pirë kurrë cigare, edhe pijet nuk më pëlqejnë, kam bërë jetë të rregullt, asgjë tjetër”, u shpreh Margarita Xhepa.
- “Champions League”/ Goli i Qazim Laçit ka magjepsur edhe legjendën Lorik Cana, i cili foli me superlativa… - 19/09/2024
- Spektakël pa fitues mes City dhe Interit, PSG dhe Dortmund ia dalin në Champions - 19/09/2024
- Kreu i Shërbimit Sekret takim të fshehtë me Trump, e këshillon ku të luajë golf! - 19/09/2024