Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, iu referua edhe një incidenti gjatë vizitës së tij në Dublin, ku u prit nga protestues që mbanin një pankartë me mbishkrimin “Ne nuk paguajmë gjobë për lirinë e protestës”.
Kreu i qeverisë tregoi edhe se si e qëlluan me një “vezë irlandeze” dhe menjëherë policia atje ndërhyri. Sipas Ramës, policia e mori protestuesin shqiptar dhe ai nuk lëvizi fare.
“Dua të ndalem pak këtu sepse flitet për dialogun edhe ato grupet e errëta përsërisin pa pushim që nuk u dëgjuan flamengot. U përqeshën, u neglizhuan, është vonë tani për të bërë dialog. Së pari, flamengot vetëm ne i kemi dëgjuar si fillim, dhe sot ne kemi fakte për këtë. Nuk kemi vetëm reflektim. Sot ne kemi disa instrumente që nuk i kishim më parë dhe i krijuam se dëgjuam ata. Duke filluar që nga kryesori për ata, instrumenti i ndjekjes së hallit në Pasqyra Albania, ku halli, kërkesa kthehet në një pako postare që ti e ndjek në kohë reale. Aty është afati, statusi dhe syri i inistitucionit që duhet të sigurojë që ajo ankesë do të marrë përgjigje në kohë, pjesë e saj ësht3ë dhe legjislacioni që kemi bërë gati, për mos marrjen në kohë dhe përgjigjen për atë hall.
Por po ashtu, ne nuk kemi qenë asnjëherë, përkundrazi të pavëmendshëm ndaj tyre. Unë i kam dëgjuar më shumë se ata kanë dëgjuar njëri-tjetrin. I kanë thënë poshtë dritares së zyrës. Natyrisht që unë i kam ndarë së të ndara kanë qenë. E kam thënë në krye të herës, pak më shpejt seç duhet, në atë protestë kishte nga të gjitha. Pjesa e rëndësishme për mua, për ne ishte që mijëra qytetarë i kishte sjellë pritshmëria më e lartë. por që sorrat dhe korbat ishin pjesë aty besoj se është shumë e qartë. Që duart e huaja ishin aty është po ashtu e qartë.
Iluzioni i largimit tim me dhunë, se ata nuk e kanë me mua, e kanë me ju, me partinë S, unë jam thjesht pengesa më e madhe. Dhe manipulimi më i madh që e shoqëruan atë iluzion, kanë krijuar një shtresë tokstike që ne duhet ta purifikojmë më faktet tona, me përgjegjësinë dhe me angazhimin tonë për të dëgjuar njerëzit.
Dhuna policore, një legjendë urbane e jashtëzakonshme, e cila na kthen te biseda për botën e re të rrjeteve sociale. Ndërkohë që mbetemi i vetmi vend, me një raport të përmbysur të të lënduarve. Në Dublin para disa ditësh u prita nga disa vëllezër e motra, policia ishte e pranishme. Pashë një parullë “ne nuk paguajmë gjobë për lirinë e protestës”. Nuk paguanin se po rrinin në trotuar.
Më erdhi një vezë irlandeze, polici i tha mos lëviz shqipes andej, shqipja ngriu, ishte goxha burrë, por nuk lëvizi fare”, tha Rama.
- Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë! - 14/11/2026
- “Merr Ministrinë e Bujqësisë dhe ik nga Bashkia e Tiranës!”- Braçe pas spekulimeve: Po tani çfarë do thoni? Nuk bëj pazar për karrige me votat - 14/11/2026
- Martin Leka: Koçiu e Demo janë dy figura që të imponojnë respekt institucional dhe njerëzor/ Spiropali ngriti “shkelmat” ndaj Ramës kur iu prishën interesat - 14/11/2026