7.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Mbyllet Gjykata e Apelit në Korçë/ Një pjesë e stafit transferohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor

Nga dita e sotme Korça nuk do të ketë më Gjykatë Apeli. Me hartën e re gjyqësore gjykata do të transferohet në Gjykatën e Apelit në Tiranë, aty ku transferohen edhe gjykatat e tjera të kësaj shkalle në vend.

Burime të siguruara thanë se nga ana e Ministrisë së Drejtësisë iu është kërkuar jo vetëm gjyqtarëve por edhe punonjësve të tjerë të kësaj gjykate, nëse janë dakord për të kaluar në gjykatat e rretheve gjyqësore, përfshi edhe atë të Korçës.

Të njëjtat burime thanë se deri tani kanë dhënë pëlqimin e tyre për kalimin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Korçës vetëm 3 punonjës shërbimi. Ndërsa pjesa tjetër, përfshi edhe dy gjyqtarët e kësaj gjykate, akoma nuk janë shprehur nëse duan apo jo, për të zbritur një shkallë më poshtë në sitemin gjyqësor.

Derisa arkiva e kësaj gjykate të transferohet në kryeqytet, pranë Gjykatës së Apelit Korçë, do të jetë vetëm një punonjëse arkive e cila do t’u vijë në ndihmë të interesuarve për vendimet e dhëna nga ana e kësaj gjykate.

Në Gjykatën e Apelit të Korçës ndodhen më shumë se 900 dosje, të cilat do të transferohen në Gjykatën e Apelit të Tiranës, pjesa më e madhe e të cilave janë dosje civile, ngarkesë kjo e ardhur edhe për shkak të mosfunksionimit me dy trupa gjykuese, prej nisjes së vettingut.

Kjo gjykatë në organikë ka pasur 15 punonjës, 6 prej të cilëve gjyqtarë, pjesa tjetër sekretarë, një kancelar, një arkiviste dhe punonjës shërbimi. Të gjithë këta priten të sistemohen në gjykata të tjera.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x