10.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Mblidhet nesër Komuniteti Politik Evropian, Rama mes 5 folësve të vetëm të lançimit të projektit

E nesërmja do të jetë një ditë e rëndësishme për të gjithë kontinentin e Evropës, do të lançohet projekti ambicion i Komunitetit Politik Evropian, që synon rritjen e bashkëpunimit dhe afrimin e vende të kontinentit në sfidat dhe ndihmë reciproke. Në takimin që do të zhvillohet në Pragë të Çekisë janë të ftuar 44 vende. Shqiptarja.com ka siguruar axhendën e takimit, ku vihet re se 4 do të jenë sesionet e rëndësishme të aktivitetit: lançimi i projektit, tryeza e rrumbullakët, takimet bilaterale dhe përfundimet.

Në sesionin më të rëndësishëm të samitit, në atë të lançimit të këtij projekti kaq ambicioz do të ketë vetëm 5 fjalë përshëndetëse, dhe një prej tyre është përfaqësuesi i Shqipërisë Edi Rama. Mes folësve sigurisht është kryeministri i vendit pritës, ai i Republikës Çeke, Petr Fiala, deklaratë e Presidentit të Ukrainës Zelensky, Kryeministri i Norvegjisë  Gahr Støre, dhe në fund fjala e Kryeministrit Truss (Mbretëria e Bashkuar). Shqiptarja.com mëson se për përcaktimin e vetëm 5 folësve ka pasur debate të vogla mes organizatorëve, por përfundimisht është vendosur që Kryeministri Rama dhe 4 liderët e tjerë të jenë të vetmit që do të kenë të drejtën e fjalës në sesionin e parë të hapjes. Kujtojmë se Kryeministri Rama ka qenë një ndër promotorët më të mëdhenj të një nisme që do të nënkuptonte më shumë akses të vendeve të Ballkanit Perëndimor në projektet e Bashkimit Evropian, sidomos në drejtim të përballimit të sfidave.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x