17.5 C
Tirana
09 / 05 / 2026

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD/ “Të jemi në shërbimin e qytetarëve”

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha zhvilloi këtë të shtunë mbledhjen e Këshillit Kombëtar pas Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit.

Basha në fjalën e tij përpara anëtarëve të rinj, tha se PD ka humbur kohë të çmuar duke u marrë me probleme të pak politikanëve, por theksoi se detyra e tyre është të jenë në shërbim të shqiptarëve.

Ai u shpreh se PD do të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore për abuzimin me fondet e IPARD dhe investitorët strategjikë. Përpallja me korrupsionin, tha ai, është prioritet strategjik.

Basha ka propozuar Enkelejd Alibeajn si Sekretar të Përgjithshëm. Ndërsa për dy postet e nënkryetarëve janë propozuar Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri dhe Roland Bejko.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x