11.5 C
Tirana
28 / 02 / 2026

Mbi 500 protestues të vrarë, Presidenti i Iranit: Nuk do të kemi asnjë mëshirë!

“Nuk do të tregojmë mëshirë për armiqtë”, deklaroi Presidenti iranian Ebrahim Raisi gjatë një ceremonie, duke iu referuar protestave antiqeveritare në vend. Lajmi behet i ditur nga BBC Persia.

Presidenti Raisi i quajti protestat që nisën si kundërpërgjigje ndaj vdekjes së Mahsa Aminit një “shqetësim” teksa ai ishte në paraburgimin e policisë së moralit.

Agjencia iraniane e lajmeve e aktivistëve të të drejtave të njeriut (Hrana) beri te ditur se 507 protestues humbën jetën nga 27 tetori deri më 5 janar gjatë protestave.

Numri i të burgosurve është nga 14,000 deri në 16,000.

Ndërkohë, komandanti i përgjithshëm i forcave të policisë iraniane konfirmoi lajmin për vrasjen e Saha Etebarit, një vajzë 12-vjeçare, e qëlluar nga agjentët e regjimit në makinën me të cilën ajo po udhëtonte me prindërit e saj në provincën e Hormozgani.

BBC Persia shkruan se eshte leshuar një urdhër i posaçëm për të hetuar këtë çështje.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x