1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Mbi 44 mijë dokumente, blloqe shënimesh dhe…/ Ekspozitë me dorëshkrimet e gjeniut të letrave Ismail Kadare

Për herë të parë shfaqen në një ekspozitë dorëshkrimet e shkrimtarit, Ismail Kadare .

Janë mbi 44 mijë dokumente, ku përfshihen romane të pabotuara, poezi dhe skica, që përshkruajnë një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare dhe deri në fund të jetës.

Besjana Kadare, vajza e gjeniut të letrave e quajti të atin udhërrëfyes për kombin.

“Është një ndjesi e veçantë që ti shikoj sot këtu, sepse përmbajnë një trashëgimi shumë të vyer e gati të shenjtë të trashëgimisë kulturore dhe të identitetit kombëtar”,-tha Besiana Kadare.

Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, drejtori i së cilës, Ardit Bido u shpreh se Ismail Kadare ishte një shkrimtar që gjithë veprën e tij ngre lart shqiptarinë, një element që e gjen në vazhdimësi në veprën e tij.

Pas digjitalizimit këto dorëshkrime do të kalojnë në procesin e përpunimit dhe të restaurimit për t’u dhënë brezave mundësinë e depërtimit në labirintin e mendimit të Kadaresë.

Kjo ekspozitë përbën mundësi të rrallë për të eksploruar botën e panjohur të Kadaresë: veprat dhe shënimet që ndriçojnë procesin e tij krijues. Çdo faqe dorëshkrimi është një udhëtim në mendimin dhe artin e tij, ku secila ide dhe reflektim shpërfaqet në mënyra të reja e të befasishme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x