Në kritikat më të ashpra publike deri më tani kundër luftës së Izraelit në Gaza, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, denoncoi ata që e quajti hendek mes synimeve të deklaruara të qeverisë për të mbrojtur civilëtdhe numrit të lartë të viktimave.
Teksa Tel Avivi këmbëngul se po merr masa përtë minimizuar dëmet civile, kryediplomati amerikan e bën të qartë se mbetet thelbësore që mbrojtja e qytetarëve të jetë përparësi.
“Teksa ka kaluar një javë nga nisja e fushatës ushtarake në jug të gazës pas fundit të armëpusimit është thelbësore që Izraeli të veprojë seriozisht për mbrojtjen e civilëve. Ka një hendk mes synimeve për t’i mbrojtur civilët dhe rezultatet aktiale që po shohimnë terren,” deklaroi Blinken.
Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi telefonata te ndara mekryeministrin Benjamin Netanjahu dhe mbretin e Jordanisë, Abdullah duketheksuar nevojën kritike për të mbrojtur civilët dhe për t’i ndarë ata nga Hamasi.
Ai propozoi kërijimin e korridoreve të sigurta qe do të lejojnë njerëzittë lëvizin nga zonat e luftimeve. Deklaratat nga shtetet e bashkuara vijnë ndërsaIzraeli vijon me grusht të hekurt ofensivën në jugun e Gazës, ku të enjte uraportuan të paktën 350 viktima.
Deri më tani mbi 17 mijë palestinezë thuhet të jenë vrarë, e gati 50 mijë janë plagosur. Mes viktimave ka edhe një sërë gazetarë, përfshirë reporterin 37-vjeçar të Reuters Issam Abdallah, i vrarë nga tanket izraelite.
Bombardimete pandalshme në zonën ku popullsia duhej të ishte e sigurt kanë shtyrë miranjerëz të shpërngulen pranë kufirit të Rafahut me Egjiptin.