Një gjykatë në Vietnam ka dënuar me vdekje manjaten e pasurive të patundshme, Truong My Lan. 67-vjeçarja u dënua për rolin që ka pasur në një çështje mashtrimi financiar prej 12.46 miliardë dollarësh.
Gjyqi ndaj saj nisi më 5 mars dhe u mbyll më herët nga ç’ishte planifikuar dhe u cilësua si fundi dramatik i një fushatë kundër korrupsionit të nisur nga lideri i Partisë Komuniste në pushtet, Nguyen Phu Trong.
Lan, drejtuesja e zhvilluesit të pasurive të patundshme Van Thinh Phat Holdings Group, u shpall fajtore për përvetësim, ryshfet dhe shkelje të rregullave bankare në fund të një gjyqi në qendrën e biznesit të qytetit Ho Chi Minh, sipas raportimit të media shtetërore.
“Ne do ta vijojmë betejën dhe do të shohim se ç’mund të bëjmë,” i tha një anëtar i familjes agjencisë së lajmeve Reuters.
Përpara se të merrej verdikti, ai tha se Lan do ta apelonte dënimin. Lan ishte deklaruar e pafajshme për akuzat për përvetësim dhe rryshfet.
Vietnami vendos dënimin me vdekje kryesisht për vepra të dhunshme, por edhe për krime ekonomike. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se në vend janë ekzekutuar qindra të dënuar në vitet e fundit, kryesisht me injeksion vdekjeprurës.
- “E gjithë bota po e ndjek takimin tonë”/ Çfarë u diskutua në samitin Trump-Xi, lideri kinez: Vendet tona mund të konfliktohen vetëm nëse… - 14/05/2026
- “Ka qenë dhe do të mbetet ky që është”, Rama ‘toleron’ Braçen dhe komenton Spiropalin: Hera e tretë e ndan… - 14/05/2026
- Sot Kuvend / Nga interpelanca me Ramën dhe 4 ministrat te diskutimet mbi raportin për anëtarësimin në BE - 14/05/2026