Pas shpalljes së vendimit për mandatin e Olta Xhackës nga Kushtetuesja e cila rrëzoi Kuvendin duke i dhënë të drejtë Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka reaguar grupi i Alibeajt brenda PD.
Opozita i është drejtuar sot Kuvendit me kërkesën për mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit dhe përfshirjen në rend dite të seancës së ardhshme të mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese.
Deputetët anëtarë të Këshillit të Legjislacionit Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Saimir Korreshi dhe Greta Bardeli kërkojnë nga Kryetarja e Kuvendit thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit të hënën në orën 12:00 dhe përfshirjen e kësaj çështje në seancën plenare të datës 2 Mars.