Rafa Leao vijon sezonin me ulje-ngritje të forta, shpesh duke u përfshirë edhe në vorbullën e merkatos, por në çdo dalje publike ylli portugez ka shprehur dashurinë e tij pa limite ndaj “djallit”, për momentin as që e mendon një largim nga Milano. Pavarësisht këtyre deklaratave, emri i Leaos mbetet fiks në tregun e transferimeve. Së fundmi, sipas TeamTalk, në verë. Man.United do të tentojë të josh sulmuesin e Milan.
“Djajtë e kuq” po përgatiten për një revolucion në fund të këtij sezoni, ndryshime të theksuara në çdo repart, dhe sipas të medias angleze, Leao është një nga emrat e preferuar nga drejtuesit e klubit. United është gati të investojë deri në 150 milionë euro për të siguruar shërbimet e Leao-s, një shifër që mund të tundojë edhe drejtuesit e Milan.
- Portreti i Mozartit nga Barbara Krafft, referuar përshkrimeve të Maria Anna, motrës së gjeniut të muzikës - 20/10/2026
- Kufiri i brishtë mes të mires dhe të keqes, sipas Gustav Jung - 20/10/2026
- Christiane Amanpour largohet nga CNN/ Gazetarja dhe prezantuesja e njohur ikën pas 43 vitesh: “Jini gjithmonë të vërtetë, jo neutralë”. - 20/10/2026