14.5 C
Tirana
22 / 04 / 2026

Maliq, mungesa e druve të zjarrit/ Bashkia Maliq u ka kërkuar ndihmë bashkive që kanë rezerva drusore

Pjesa më e madhe e banorëve të Bashkisë së Maliqit vuajnë mungesën e druve të zjarrit. Vështirësitë më të mëdha hasen në fshatrat e fushës së kësaj bashkie aty ku numri i banorëve është më i madh.

Mungesa e druve të zjarrit për 74 mijë banorët e kësaj bashkie ka ardhur si pasojë e faktit se bashkia ka sipërfaqe të vogla në pronësi të saj ndërkohë që tregëtarët e lëndës drusore kanë rritur çmimin e shitjes së lëndës drusore, çmim i cili është i pamundur të përballohet nga banorët për shkak të të ardhurave të pakta.

Disa prej banorëve të fshatit Pojan tregojnë se kanë prerë plepat e oborrit të shtëpisë së tyre për tu ngrohur, por kjo nuk mjafton për të kaluar dimrin. Të moshuarit shprehen se të ardhurat e pensionit nuk ju dalin për të blerë ilaçe e jo më për të siguruar drutë e zjarrit.

Nënkryetari i Bashkisë Maliq, Eridjon Rustemi e pranon situatën, por thekson se bashkia u ka kërkuar ndihmë bashkive fqinje që kanë rezerva të lëndës drusore për të përballuar situatën e krijuar në prag të dimrit.

Vetëm bashkia e Maliqit kërkon 100 mijë metër kub dru zjarri për të plotësuar nevojat e banorëve për ngrohje. Probleme me furnizimin me dru zjarri kanë edhe banorët e Bashkisë së Korçës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x