Ukraina pretendon se Rusia lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale për herë të parë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se raketa balistike u nis nga rajoni Astrakhan i Federatës Ruse, një zonë në juglindje të Volgogradit, e cila kufizohet me Detin Kaspik.
Sipas Ukrainës sulmet gjatë natës nga Rusia kishin në shënjestër “ndërmarrjet dhe infrastrukturën kritike në qytetin qendror-lindor të Dnipro”.
Deri më tani nuk ka informacion për viktima apo nëse mbrojtja ajrore kishte luftuar IBM. Ushtria e Ukrainës tha se gjashtë raketa Kh-101 u rrëzuan.
IBM-të kanë një distancë prej mijëra kilometrash dhe mund të mbajnë ngarkesa konvencionale ose bërthamore.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Mahatma Gandhi dhe triumfi i filozofisë së jodhunës - 21/10/2026
- VIDEO/ Berisha i bashkohet interancionales marksiste, bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e Antifa-s në 24 tetor - 21/10/2026
- E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy - 21/10/2026