Mendimtari dhe udhëheqësi i madh indian, Mahatma Gandhi, e ndërtoi të gjithë filozofinë e tij të luftës politike dhe shoqërore mbi parimin e jodhunës (Ahimsa). Për të, jodhuna nuk ishte thjesht mungesë dhune ose shenjë dobësie, por forca më e madhe morale dhe shpirtërore që zotëron njerëzimi.
“Kur të mbërrijë dëshpërimi, kujtoj se përgjatë gjithë historisë, rruga e së vërtetës dhe e dashurisë ka fituar gjithmonë. Ka patur tiranë e vrasës, dhe për një kohë ata mund të duken të papagueshëm, por në fund, ata bien gjithmonë. Mendoje këtë – gjithmonë.”
“E dënuara ‘sy për sy’ përfundon vetëm duke e bërë të gjithë botën të verbër.“
“Jodhuna është arma e të fortëve. Tek të dobëtit, ajo lehtësisht mund të konfundohet me pasivitetin apo frikën.“
“Dhuna është ligji i kafshës. Jodhuna është ligji i njeriut. Shpirti qëndron i fjetur tek kafsha, sepse ajo nuk njeh ligj tjetër përveç forcës fizike. Por dinjiteti i njeriut kërkon t’i bindet një ligji më të lartë, forcës së shpirtit.“
“Ka shumë kauza për të cilat jam i gatshëm të jap jetën, por asnjë kauzë për të cilën jam i gatshëm të vras.“
“Përmes jodhunës, ti e fiton betejën pa e shndërruar kundërshtarin tënd në armik. Ti nuk e mposht atë, por e ndërgjegjëson atë.“
“Nuk ka asnjë rrugë drejt paqes, vetë paqja është rruga.“
Gandhi tregoi se fitorja me mjete të dhunshme është gjithmonë e përkohshme, sepse mbjell farën e hakmarrjes së ardhshme. Triumfi i vërtetë i jodhunës qëndron në faktin se ajo ndryshon zemrën e shtypësit dhe lartëson shpirtin e të shtypurit, duke krijuar një paqe të qëndrueshme dhe dinjitoze.
Përgatiti: Albert Vataj
- Mahatma Gandhi dhe triumfi i filozofisë së jodhunës - 21/10/2026
- VIDEO/ Berisha i bashkohet interancionales marksiste, bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e Antifa-s në 24 tetor - 21/10/2026
- E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy - 21/10/2026