11.5 C
Tirana
28 / 02 / 2026

LIVE/ Protesta e opozitës, Berisha dhe tubuesit nga Kryeministra shkojnë drejt Policisë së Shtetit. Hidhen molotovë

Sikurse ishte paralajmëruar, ka nisur protesta e opozitës prej orësh 18:00. Kreu i PD mbërriti fillimisht në selinë blu, nga ku nisi marshimin drejt Kryeministrisë.

Berisha shoqërohet nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, ku pas Kryeministrisë po largohen drejt Policisë së Shtetit.

Ashtu sikurse në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit njoftoi se nuk merr përsipër protestën, ndërsa janë marrë masa për sigurimin e rendit.

1,300 forca janë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë. Në fokus të policisë është ruajtja e institucioneve, ndërsa janë marrë masat antitubim me autoboot uji, zjarrfikëse dhe ambulanca nëse do të jetë e nevojshme.

Në urën e drejtorisë së policisë është ndaluar qarkullimi për automjetet. Nëse skenari do të jetë i njëjtë si në protesta e shkuara, tubimi pritet të jetë me trazira me hedhje molotovësh dhe lëndësh piroteknike.

19:02 Nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit, nis marshimi i protestuesve të PD

Nga Kryeministria protestuesit e PD kanë nisur të marshojnë drejt Policisë Së Shtetit. Protesta prihet nga Sali Berisha dhe eksponentët e tjerë të tjerë të PD. Protesta e sotme kombëtare nuk ka pasur fjalime, por me thirrje me megafonë.

18:34 Protesta e PD para Kryeministrisë, Berisha i drejtohet bulevardit ku e presin mbështetësit demokratë

Sali Berisha ka dalë nga selia blu duke iu drejtuar bulevardit për të Kryeministria, aty ku është pikëtakimi me protestuesit. Berisha është ndjekur nga mbështetës, por edhe nga eksponentë të tjerë të PD. Kjo protestë e sotmja, është menduar të zhvillohet pa fjalime, ndryshe nga sa ka ndodhur në protestat e mëparshme kombëtare.

13:22 “Sigurisht që do të ketë revoltë”, çfarë paralajmëron Berisha për protestën e sotme pa fjalime: Kryengritja jonë…

Kreu i Demokratëve Sali Berisha ka folur për protestën e sotme përpara Kryeministrisë, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale. Berisha u shpreh se do të ketë revoltë, teksa shtoi se kryengritja paqësore e tyre do njohë dimensione të reja.

11:39 Protestë pa fjalime/ Opozita tregon “muskujt” në shesh, zbulohen skenarët e revoltës së demokratëve

Demokratët kanë mbledhur forcat për të protestuar sërish sot poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se protesta e pestë kombëtare e opozitës nuk do të ketë fjalime, por demokratët do flasin më shumë me akte.

10:12 Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, policia: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

Policia e Shtetit ka dhënë një njoftim zyrtar për protestën që do të zhvillojë sot përpara Kryeministrisë Partia Demokratike. Sipas bluve, nisur nga incidenteve të dhunshme të ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, Policia e Tiranës nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit. Ndër të tjera shton se ka marrë masa masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në kryeqytet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x