14.5 C
Tirana
14 / 11 / 2026

LIVE/ Asambleja e PS në Lalëz, Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Kryeministri: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit në BE

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po zhvillohet këtë të shtunë në resortin në Gjirin e Lalëzit, ku janë mbledhur ministrat, deputetët dhe drejtuesit e strukturave socialiste.

Deputetët dhe ministrat socialistë nisën të mbërrinin në resort që 1 orë para startit. Mes tyre u panë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministrat Toni Gogu, Delina Ibrahimaj dhe Andis Salla, si dhe deputetët Iris Luarasi, Piro Vëngu, Agron Malaj dhe Elisa Spiropali.

Punimet u çelën nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili sinjalizoi nisjen e Asamblesë dhe prezantoi fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Një nga zhvillimet e para të mbledhjes ishte vendimi i Edi Ramës për të ndërprerë transmetimin për mediat. Në nisje të fjalës së tij, kryeministri kërkoi ndjesë për ndërprerjen e sinjalit, duke deklaruar se dëshironte të ndante disa fjalë me “familjen e tij politike”, pa praninë e kamerave.

Gjatë kësaj kohe, telefonat e të pranishmëve janë të fikur dhe komunikimi me anëtarët e Asamblesë brenda sallës është i pamundur. Për rrjedhojë, përmbajtja e plotë e diskutimit të Ramës me socialistët nuk është bërë ende publike.

Pas këtij komunikimi me dyer të mbyllura, kryeministri pritet të mbajë edhe fjalimin e tij publik për mediat.

Paralelisht me mbledhjen në Lalëz, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Fierit, u ka dërguar me mesazh anëtarëve të Asamblesë një letër të gjatë me titull “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”.

Veliaj kishte kërkuar të merrte pjesë në mbledhje, por nuk u lejua nga autoritetet. Në këto kushte, vendosi të publikojë fjalimin që kishte përgatitur për Asamblenë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

12:29

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

Politikë

“E kemi të ndaluar edhe ta mendojmë, jo më ta bëjmë”, Rama i përgjigjet protestës që i kërkon dorëheqjen: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër

12:23

“Me erdhi një vezë irlandeze…”, Rama tregon incidentin në Dublin dhe e krahason me protestën në Tiranë: E lidhën policët personin dhe nuk lëvizi fare

Politikë

12:12

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

Politikë

12:05

“Protesta u instrumentalizua politikisht”/ Rama në Asamblenë e PS-së: U kthye në ofensivë dhune kundër rrugës që po merr Shqipëria

Politikë

11:58

“Tirana sot është kryeqytet europian”/ Rama në Asamblenë e PS: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë

Politikë

11:53

“Moment historik për Shqipërinë”, Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit

Politikë

11:12

Incident gjatë rrugës për në Asamble, qëllohet me vezë eskorta e Ramës në Manëz (VIDEO)

Politikë

10:56

Asambleja me dyer të mbyllura, Top Channel mëson ndryshimet, Rama dublon drejtuesit në qarqe. Ja kush drejton Tiranën

Lajme

10:42

Asambleja e PS vijon me dyer të mbyllura, anëtarët fikin të gjithë telefonat, asnjë komunikim me jashtë

Politikë

10:13

Çelen punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike

Politikë

10:07

Nis Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Rama mbërrin në resortin në Gjirin e Lalëzit

Politikë

09:50

Asambleja e Partisë Socialiste në Lalëz, mbërrijnë disa nga ministrat dhe deputetët

Politikë

09:12

“PS është më e madhe se kryetari i saj”, Veliaj mesazh socialistëve para Asamblesë: Kërkoj mocion mosbesimi ndaj Ramës

Politikë

07:41

Mbahet sot Asambleja e PS, Rama përballë çështjeve të rëndësishme: Kandidatët për bashkitë, Veliaj dhe ndryshimet në qeveri

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x