Prokuroria e Përgjithshme ka shpallur zyrtarisht kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
“Prokuroria e Përgjithshme shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) prokurorëve nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) prokurorë nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës të apelit të juridiksionit të përgjithshëm, si më poshtë:
– Afërdita Ndoi – Prokuroria e pelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
– Moisi Duda – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
– Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës
– Edlira Bako – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan
– Elsa Miha – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë
– Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë
– Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër
Në vijim, bazuar në nenin 111 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit”, bëri me dije Prokuroria.
- ZYRTARE! Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez - 11/08/2026
- Nga Clinton te Trump/ Si shërbimi sekret e ka “zhdukur” Presidentin nga “Air Force One” - 11/08/2026
- Histori e trazuar - 11/08/2026