Është liruar nga burgu ish-deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Jurgis Çyrbja.
Çyrbja ka përfunduar vuajtjen e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe është lënë i lirë.
Ish-deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Jurgis Çyrbja, u dënua nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me tre vjet heqje lirie për akuzat e nxjerrjes së sekretit shtetëror, përkrahjes së autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje. Megjithatë, ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 2 vjet burg.
Sipas vendimit, Çyrbja kishte dekonspiruar aksione policore, kishte nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS dhe informacione të tjera për të ndihmuar persona në kërkim që të mos kapeshin. Hetimet treguan gjithashtu se në këmbim të votave dhe mbështetjes, ai kishte përdorur funksionin e tij si deputet i Kuvendit.
I njëjti dënim me tre vjet burg, i ulur gjithashtu për gjykim të shkurtuar në 2 vjet, iu dha edhe ish-deputetit Altin Hajri, për veprat e korrupsionit dhe tregimit të sekretit shtetëror. Hajri ndodhet ende në kërkim në lidhje me rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, i cili dyshohet se u dhunua për vdekje në Kompleksin Golden në Shijak.
Për personin tjetër të përfshirë, Ahmet Masha, u dha një dënim me 2 vjet e gjashtë muaj burg, i cili u ul në 1 vit e tetë muaj.
Të tre personat u vunë përpara përgjegjësisë ligjore nga SPAK për rënien e SKY ECC gjatë tetë episodeve në periudhën maj 2020 – mars 2021.
- Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje - 21/02/2026
- Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet! - 21/02/2026
- Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu - 21/02/2026