Kievi tha më 14 dhjetor se kishte siguruar lirimin e 64 trupave ukrainase dhe një qytetari amerikan në këmbimin e fundit të të burgosurve me Moskën.
“Janë 64 ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, që luftuan në Donjeck dhe Luhansk – veçanërisht në mbrojtjen e Bakmutit – që po kthehen në shtëpi. U bë gjithashtu e mundur që të lirohet edhe një shtetas amerikan, i cili ndihmoi popullin tonë – Suedi Murekezi”, shkroi në mediat sociale Andriy Yermak, shef i zyrës së presidentit të Ukrainës.
Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës, që nga nisja e saj në shkurt. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në fillim të dhjetorit se mbi 1.300 të burgosur janë kthyer në Ukrainë, që kur trupat ruse nisën pushtimin e vendit. Në një takim me Kryqin e Kuq në tetor, Rusia tha se mbante rreth 6.000 robër lufte ukrainas.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026