16.5 C
Tirana
16 / 09 / 2024

Letra e mësuesit për Thomas Edison/ Gjeniu me Spektrin e autizmit

Tomas ishte një çun i vogël kureshtar, i etur për njohuri të reja dhe mezi priste të shkonte në shkollë. Mirëpo, ai kishte edhe një të metë, sepse qysh nga lindja, nuk dëgjonte mirë. Ky ishte shkaku pse pastaj pati vështirësi në shkollë për të ndjekur shpjegimet dhe udhëzimet e mësuesve.

Një ditë prej ditësh drejtori i shkollës i dorëzoi një zarf të mbyllur, të cilin ai duhej t’ia dorëzonte nënës së vet. Kur nëna e tij lexoi letrën, lotët i rrodhën faqeve.

Tomasi i vogël i shqetësuar deshi të dinte se çfarë ishte shkruar në atë letër. Pas këmbënguljes së madhe, nëna i lexoi: “Djali juaj ka aftësi të jashtëzakonshme. Në shkollën tonë na mungon mundësia për ta ndihmuar në zhvillimin dhe arsimimin e tij të mëtejshëm. Prandaj, ne ju lutemi të mësoni vetë birin tuaj.”

Vite më vonë, Tomas u bë njohur në mbarë botën, sepse tani konsiderohej si një nga shpikësit më të mëdhenj të epokës së vet. Pas vdekjes së nënës, ai shikoi dokumentet e mbetura të saj dhe në një sirtar, në mes shumë letrave, gjeti edhe letrën, të cilën e kishte marrë nga shkolla si fëmijë.

Teksa e lexonte, i rrëshqitën lotët faqeve, ashtu siç i kishte ndodhur edhe nënës së tij, gjersa ia kishte lexuar letrën. Drejtori i shkollës kishte shkruar: “Djali juaj nuk ka vetëm vështirësi për të dëgjuar, por ai ka edhe aftësi të kufizuara mendore. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund ta mbajmë më në shkollën tonë”.

(marrë nga statusi në facebook i gazetares Anila Kruti)

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x