Nga Roland Lami
Në Shqipëri, rrjetet sociale kanë marrë prej kohësh rolin e një reality show permanent, ku banaliteti jo vetëm që nuk fshihet por edhe kur mungon prodhohet për tu shitue si normë. Ajo që është sipërfaqësore, vulgare, e shëmtuar, e zhurmshme, estetizohet dhe hidhet në rrjete sociale për tu shndërruar në virale. Big Brother nuk është pa arsye një nga programet e real show më të ndjekura në Shqipëri. Simbolika më e qartë e një spektakli ku gjithçka vlen për sa kohë prodhon reagim, jo kuptim.
Jean Baudrillard do ta quante këtë një hiperrealitet që nuk përfaqëson më asgjë, por riprodhon vetveten në pafundësi. Në këtë hapësirë, banalia nuk është thjesht e pranishme ajo është morale, normë, trend. Ajo shpërblehet me klikime, legjitimohet me audiencë dhe mbrohet si “zë i popullit”.
Në këtë realitet të marrësh u përfshi pa dëshirën e saj akademikja Lea Ypi. Një zë dinjitoz në botën konkurruese akademike globale e cila u fut papritur në vorbullën e mediave dhe rrjeteve sociale shqiptare. Ato në zakonin e tyre të përditshëm e çveshën akademiken nga idetë, ideologjitë apo kritika konstruktive ndaj realitetit postotalitare dhe e kanalizuar fokusin te banaliteti i shpikur prej tyre. Pyetja që qarkullonte nuk ishte “çfarë thotë në libër ?”, por “pse tani u shfaqe?”, një pyetje që nuk kërkonte përgjigje, por prodhonte mosbesim te ata që bëjnë llogari politike, nxitje imagjinate te ata që shpresojnë ende se dikush në formën e Jezusit do vij të na shpëtoj apo te ato pak që kanë mbetur njerëz të mendimit që kërkonin të dëgjonin dicka ndryshe nga e përditshmja mbytese politike në vend.
Me ligjikën e dy kategorive të para rrjetet sociale filluan të fabrikojnë lajme, ti besojnë lajmet që prodhonin vet dhe më absurdia ti kritikojnë po vet. Për pak kohë u krijuan dy realite paralele, atë që Lea bashkëndante me njerëzit në takimet e saj promovuese të librit dhe rrjetet sociale që marketonin ambiciet politike të fabrikuar nga ata vet. Siç ndodh me persomazhet e Big brother ku banalia e tyre hidhet mish për top klikimeve dhe bëhet virale por me Lean ka një problem pasi duke qenë një figurë akademike nuk përthithet dot lehtë nga spektakli, ndaj ose duhet instrumentalizuar, ose relativizuar, ose thjesht dyshuar pa arsye për ambiciet e saj.Pra, duhet shpikur banalja te Lea për ta shitur o njerëz se mendimet nuk i shesim dot janë shumë të sofistikuar për audiencat tona, plus që nuk janë mësuar me këtë lloj regjistri abstragimi. O burra shpikim projektet politike të saj si arsye e prezencës në këto ditë të vështira të establishmentit politik për ta bërë seksi lajmin. Kështu të dy palët PS dhe PD kanë interes të kuptojnë apo të testojnë interesin e publikut për të tilla figura.
Jo pa sukses shpërthyen mediat, portalet në të dy krahët në një garë të marrësh për të prodhuar lajmë për atë që nuk lidhej me qëllimin e vizitës së Lea në Shqipëri.
Rasti i Lea Ypit tregoi një të vërtetë të pakëndshme për shoqërinë shqiptare atë që ne jemi mësuar ta pranojmë banalitetin si normalitet dhe ndjehemi në siklet përballë dinjitetit. Të fabrikojmë banalen edhe aty ku është e pamundur ta identifikojmë pasi kemi krijuar varësi prej saj.
Në fund, problemi nuk është Lea Ypi, por një hapësirë publike që funksionon me instinkt, jo me mendim. Një shoqëri që di të shesë të shëmtuarën si vlerë, por nuk di ç’të bëjë me mendimin kur i shfaqet përballë. Ndoshta kjo është edhe tragjedia e vërtetë e rrjeteve sociale dhe e medias në tërësi, ato nuk prodhojnë vetëm zhurmë, por edhe frikë nga çdo gjë që nuk mund të reduktohet në spektakël.
- Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Po morët Groenlandën, do marrim bazat amerikane në Europë! - 09/01/2026
- “Përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat”, iniciatori i Kuvendit të Veriut sulmon aleatët në tryezën e PD - 09/01/2026
- ”Të vijë e të më dalë përballë”, djali i Kadri Roshit sulmon gazetarin: S’ka marrë asnjë lek nga Servet Pëllumbi! Ai kishte mik Nanon… - 09/01/2026