Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare aktori i mirënjohur, Enver Petrovci.
Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Ishte aktor dhe regjisor.
Fillimisht ai studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
I ndjeri kishte arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212”, me rolet e luajtura aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.
Pas mbarimit të luftës në ish-Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.
- Pse beteja politike e Veliajt nuk e ndihmon betejën e tij me drejtësinë - 15/11/2026
- Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945 - 15/11/2026
- “Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim, na duhet kandidat fitues”, Majko paralajmëron në Asamble, i përgjigjet Rama: Skepticizmi i Pandit më ka motivuar - 15/11/2026