Ashtu sic paralajmëroi të enjten, sot në një konferencë për mediat, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se protesta e radhës do të mbahet më 6 dhjetor, në një ditë që përkon me zhvillimin e Samitit të BE në Tiranë.
“Këtu zbret Europa. Nuk ndërpritet më beteja për votën e lirë. S’na ndalon më asgjë”, tha Berisha.