16.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Lajmet nga SPAK, Minxhozi në ‘Real Story’: Mosmarrja në dorë e kasetës së pretenduar për ‘21 janarin’ është skandal!

Vendimet e fundit të SPAK për të nisur hetimet për ‘korrupsion’ dhe pastrim parash për ‘Gërdecin’ por edhe për të shpallur mos kompetencë për ’21 janari’ ishte temat e debatit sot në ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla në Report Tv.

Analisti Skënder Minxhozi e ka konsideruar një skandal faktin se kaseta e pretenduar e komunikimit mes gardistëve më 21 janar nuk është dorëzuar ende në dorën e asnjë prokurori. 

 “Sot pashë një material nga Report Tv, ku tregohej se si SPAK shpalli moskompetencë për padinë e 21 janarit. Në këtë mes ka një provë që pretendohet se është e re. Kur një kasetë që ka bërë xhiron e studiove televizive dhe ka futur në turbullirë Tiranën për 72 orë të mira dhe kjo kasetë ende nuk ka shkuar në shkuar në duart e një prokurori kjo përbën një skandal. Me atë që thuhet element i ri në këtë histori. Prova nuk është marrë ende në disponim nga institucionet e duhura. Serioziteti lidhet me marrjen në dorëzim. Ajo që pretendohet se është provë mund edhe të skualifikohet pastaj por mosmarrjen në dorëzim është skandaloze”, tha Minxhozi, duke shprehur se “nëse drejtësia e re ka pasur një sfidë ka qenë dhe mbetet sfidë e dënimit të krimit me burim nga politika, e dhënies fund të asaj tradite të pafund mos ndëshkimi”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x