Aktori dhe moderatori shumë i njohur për publikun, Ermal Mamaqi, dallohet jo vetëm për humorin e hollë, por edhe për nje qasje ndryshe që ai i bën PR.
Kësaj here, Mamaqi vjen ndryshe për publikun. Ai vjen më një libër! Shumëkush do të ndihej i befasuar, por është e vërtetë!
Dhe me këtë rast, ai ka ftuar shumë personazhe publikë në promovimin e librit të tij të parë me 8 Nëntor, duke u dhënë të gjithëve nga një ftesë krejt të veçantë, ashtu siç vetëm Ermali mund ta bëjë!
Ja dhe teksti i ftesës që Ermal Mamaqi u dërgon miqve të tij:
Ndoshta do tronditesh nga ky lajm…
Por ja që ndodhi.
Unë shkruajta librin tim të parë:
🔥NË GARË ME VETEN
Të ftoj në Promovimin e këtij projekti që më në fund erdhi në realitet dhe që jam i bindur se do ndriçojë dhe gëzojë shumë mendje e zemra njerëzish.
Një libër i krijuar me shumë dashuri, ku kam përmbledhur gjithë mësimet dhe eksperiencën time jetësore, personale dhe profesionale.
Të pres më 08 Nëntor (e martë)
⏰18:00
📍Me’Nam Restaurant
Pres të të takoj në një mbrëmje të këndshme🥰
Përqafime,
Tashmë më thërrit Zoti Shkrimtar Ermal Mamaqi😁