Sali Berish ka humbur gjyqin pas shpalljes non grata në Londër.
Berishës i rrëzohet kërkesa për të hyrë në Britani.
Ai u shpall non grata për të hyrë në Britani më 19 Korrik 2022.
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri demokrat e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.
Avokatët e zotit Berisha tentuan, por pa sukses, të rrëzojnë në këtë komision, dosjen britanike përmes të cilës “Home Office” e shpalli “non grata” më 19 korrik 2022.
Sipas britanikëve, ish-kryeministri ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ekskluzivisht siguroi vendimin e lexuar këtë të hënë në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”, nga ku gjykatësi i çështjes rrëzoi pretendimin e zotit Berisha se ai gëzonte imunitet dhe nuk mund të ndëshkohej në këtë mënyrë.
“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”.
- Skandal/ E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph” - 07/08/2026
- Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin - 07/08/2026
- Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane - 07/08/2026