24.5 C
Tirana
26 / 07 / 2024

Laçi ndalet pa gola, kompromenton kualifikimin

Kualifikimi për në raundin e dytë të Conference League është vështirësuar për Laçin, pas barazimit të bardhezinjve në debutimin e tyre në Conference League kundër Iskras. Në Elbasan Arena, dominimi në lojë dhe raste nuk e ndihmoi formacionin kurbinas të siguronte një fitore, që do të kishte qenë shumë e rëndësishme në këndvështrimin kualifikim, kundër malazezëve që u mbrojtën me shumë forca, duke u kujdesur vetëm të mos pësonin. Skuadra e Duros nuk ia doli të shfrytëzonte faktorin fushë dhe statusin e favoritit për të marrë një fitore në ndeshjen e pare, që do ti kishte thjeshtuar gjërat për kthimin në transfertë.

Bardhezinjtë nuk e përkthyen lojën në raste dhe tredhëmbëshi ofensiv Guindo, Akiniemi e Zarubica nuk patën shumë mundësi për tu vënë në evidencë. Statistikat nuk i japin sigurisht golin, që ndoshta bardhezinjtë do ta kishin merituar: 9 goditje drejt portës kundër 3 të kundërshtarëve, ndërsa Iskra nuk e impenjoi asnjëherë portierin Dajsinani. Edhe zotërimi i topit ishte i gjithi për Laçin me 58%, ashtu si goditjet nga këndi 9-2 sa për të krijuar idenë e dominimit të kurbinasve.

Malazezët përdorën të gjitha mënyrat për të ndalur sulmuesit kurbinas, sidomos Guindon, që e kishin evidentuar si lojtarin më të rrezikshëm të Laçit. Në disfavor të kurbinasve ishte edhe një penallti e munguar në pjesën e dytë, pas një faulli ndaj Akiniemit. Edhe mundësitë e krijuara më pas, nuk u finalizuan për dëshpërimin e Duros që kualifikimin duhet ta kërkojë në fushën kundërshtare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x