23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

“Ky do të të fusë në burg, por pa të përmendur emrin”, Gjokutaj përplaset me Krajën, prokurori: Kujdes…

Pasi kryeprokurori Arben Kraja ka parashtruar argumentet e Prokurorisë së Posaçme për ashpërsimin e masës ndaj kryedemokratit Sali Berisha sa i takon dosjes së ish-klubit sportiv “Partizani”, avokati Genc Gjokutaj e cilësoi gënjeshtër një nga citimet.

Sipas Gjokutajt, është me prova që Berisha nuk ka firmosur për kalimin e destinacionit nga klub sportiv në sipërfaqe banimi. Kraja refuzoi të përgjigjej, duke shtuar se ky është diskutim që duhet kryer në Gjykatë.

Genc Gjokutaj: Në kërkesën tuaj vërejmë që i atribuoni personit nën hetim Sali Berisha faktin që ka ndikuar në ndryshimin e destinacionit nga klub sportiv në sipërfaqe banimi. Ku e mbështesni këtë pretendim?

Arben Kraja: Pyetja s’ka lidhje me objektin, ky është debat që bëhet para Gjykatës kompetente. Nuk kam përgjigjie.

Lindita Nikolla: Nuk jemi në Gjykatë këtu për debat.

Genc Gjokutaj: Unë jam avokati dhe po i referohem aktit për të cilin jeni vënë në lëvizje.

Lindita NikollaPyetje, por jo komente.

Genc GjokutajDo merrni vendime ju e nderuar, po pushova unë ju doni të mbaroni shpejt. Unë nuk po i referohem fashikullit të hetimit, nuk është hamendësim, ky rezulton nga akti. I dini ju kush i ka firmosur? Ky do të të fusë në burg, por pa të përmendur emrin. Kjo është një gënjeshtër, zoti prokuror të thashë.

Arben KrajaKujdes me etikën!

Genc GjokutajNuk është fyerje “ky”, janë përemra, edhe për larmi leksiku. Kjo duhet kaluar në sitë, nuk duhet të ndikojë në vendimmarrjen tuaj. Është një tjetër person që i ka firmosur këto akte që zoti Prokuror i di shumë mirë, unë s’mund të bëj këtu sikur nuk di. Ju lutem ta verifikoni këtë rrethanë sepse ne kemi provat. Janë koshientë që nga dita e parë që nuk shkojnë në Parlament që e interpretojnë vetë ligjin, e shkruajnë vetë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x