Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë masivisht në zgjedhjet e 11 majit dhe sipas tij “kush do pasaportën e BE, ka vetëm një rrugë”.
“Mund ta mbyllim këtë histori diskriminimi dhe mos të na ndajë më askush si dele te zeza nga tufa kur hymë në një kufi. Të mos i japim llogari një polici se pse hymë në një vend të BE dhe kur do ikim. Pasaporta duhet të ndryshojë dhe duhet të shtohet diçka themelore, BE dhe Republika e Shqipërisë. Nja mandat më i fortë se të tra këto të tjerat.
Kush e do pasaportën e BE, ka vetëm një rrugë, të bashkohet. Me votën e bashkuar na jepni mundësinë të pajisim çdo shqiptar me pasaportën e BE brenda kësaj dekade. Me pasaportën e BE do punoni me të njëjtat të drejta si çdo shtetas europian dhe duke përfituar si ata sigurimet shoqërore.
Do bëhet shumë më e lehtë hyrja pa viza në shumë vendet jashtë BE-së. Me pasaportën europiane do fitojnë të njëjtat standarte të mbrojtës së të drejtave“-u shpreh kryeministri Rama.
- Traktati i ri START, në prag të ‘vdekjes’/ Marrëveshja e fundit për kontrollin bërthamor SHBA-Rusi skadon më 5 shkurt - 01/02/2026
- Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori i njohur Fitim Makashi - 01/02/2026
- Ali Akbar, gazetashitësi pakistanez që u vlerësua nga Presidenti Macron me “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” - 31/01/2026