5.5 C
Tirana
12 / 04 / 2026

Kurti: Ftesa e Borrell e çuditshme. Kur kërkova takim, tha duhet të qetësohet situata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet se nuk e ka vendosur ende nëse do të pranojë ftesën e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme në BE, Josep Borrell për një takim në Bruksel për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Në një prononcim për mediat, Kurti shprehet kjo ftesë i duket paska e çuditshme për arsye se vjen gjithmonë kur tensionet kanë arritur kulmin.

“Në lidhje me ftesën e zotit Borrell që të takohemi në Bruksel, e kam pak të çuditshme sepse kur e pyetëm për një takim në Bruksel javën e kaluar, ai tha se së pari na duhet shtensionim i situatës. Dhe menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrell kërkon takim të nivelit të lartë. Kur përshkallëzimi është i madh sa një mal, atëherë marr ftesë për takim në Brukesl. Kurse, kur kërkova vetë takim, thanë se më nevojitet të shtensionoj situatën”, tha Kurti.

Ditën e sotme përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme në BE, Borrell u kujdes të theksonte se takimi është për menaxhim të krizës, e jo për normalizim të raporteve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x