22.5 C
Tirana
12 / 04 / 2026

“Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku?”, shqiptarët vuajnë mungesën e vitaminës D dhe pasojat e saj

Edhe pse Shqipëria është një ndër vendet e Europës me më shumë ditë me diell në vit, raporti i shqiptarëve me vitaminën D nuk është aspak i mirë.

Veçanërisht gjatë pandemisë por edhe sot, mjekët konstatojnë se popullata shqiptare vuan nga mungesa e kësaj vitamine.

Pasojat nga mungesa e vitaminës D janë të shumta. Shpesh pacientët e mësojnë këtë fakt pasi prekën nga sëmundje të tjera që kryesisht kanë lidhje me imunitetin, sistemin kockor, por dhe probleme të tjera.

Pas pandemisë është rritur ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kryer analizën që zbulon nivelet e vitamës D në organizëm.

Mjekët tregojnë për deficencat e konstatuara thuajse në të gjithë grupmoshat. Ndryshimi i stilit të jetës e ka bërë më të vështirë marrjen e kësaj vitamine përmes rrezeve të diellit , ndaj shpesh mungesat plotësohen përmes suplementeve të ndryshme.

Por si mund përthithet kjo vitaminë në mënyrë natyrale? A mjafton vetëm qëndriminë diell?

Ashtu si dhe në vendet e tjera të Europës mjekët rekomandojnë që marrja e vitaminës D në moshat pediatrike të vijojë deri moshën 3 vjeç. Ndërkohë me rritjen e moshës bëhet më e vështirë përthithja e kësaj vitamine, gjithashtu edhe tek personat me ngjyrë apo dhe ata që kanë probleme gjenetike.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x