Shigeru Ishiba, presidenti i Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet të Japonisë, u pa duke fjetur në parlament të hënën, ku u rizgjodh si kryeministër.
Pamjet treguan Shigeru duke mbyllur shkurtimisht sytë gjatë një seance plenare të Dhomës së Përfaqësuesve ndërsa votat po numëroheshin, duke çuar në komente në mediat sociale që kritikonin përgjumjen e tij të dukshme.
Të hënën vonë, zëdhënësi i lartë i qeverisë iu drejtua një konference shtypi për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me shëndetin e kryeministrit.

“Kryeministri ka qenë jashtëzakonisht i zënë duke punuar deri në orët e vona të natës. Ai kaloi dhe një ftohje dhe po merr ilaçe të ftohjes”, tha Yoshimasa Hayashi, kryesekretari i kabinetit.
Ai tha se përveç të ftohtit “nuk ka probleme me shëndetin e tij”.
Disa ligjvënës, duke përfshirë një anëtar të opozitës, kritikuan sjelljen e Shigeru, duke sugjeruar se ajo tregonte mungesë respekti.
- Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen - 21/10/2026
- “Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës - 21/10/2026
- “Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët… - 21/10/2026