14.5 C
Tirana
25 / 01 / 2026

Kryeministri Orban: Kërcënimi i Luftës së III Botërore po rritet, të bëhet çmos për ta parandaluar

“Kërcënimi i një lufte të tretë botërore vazhdon të rritet”, kështu u shpreh kryeministri hungarez Viktor Orban, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë gjithçka që mundet për ta parandaluar atë.

“Ndoshta pyetja më e rëndësishme tani është nëse do të ketë një luftë të tretë botërore, dhe përgjigjja është se gjasat e një lufte botërore janë vazhdimisht në rritje”, tha ai në një fjalim të transmetuar nga kanali televiziv M1.

Si provë, Orban përmendi rezultatet e sondazheve në gjashtë vende të mëdha, qytetarët e të cilave e konsiderojnë kërcënimin e një lufte të re botërore mjaft real.

Mendimi se “brenda 5-10 vjetësh do të shpërthejë një luftë e tretë botërore mbahet nga 55% e francezëve, 50% e spanjollëve, 46% e italianëve, 45% e amerikanëve, 41% e britanikëve dhe 41% e gjermanëve. E gjithë bota e ndjen erën e ftohtë të luftës”, shtoi kryeministri.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x