Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbëritur sot pasdte në Mbretërinë e Bashkuar ku është pritur “krah hapur” nga kryeministrin, Keir Starmer.
Starmer përsërit mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke thënë se “ne qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa mund të duhet”.

Duke iu referuar turmave që brohorisnin jashtë Downing Street, kryeministri i tha Zelenskyy:
“Ju keni mbështetjen e plotë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe ne qëndrojmë me ju dhe Ukrainën për aq kohë sa mund të duhet“.
Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka një vendosmëri “absolute” dhe “të palëkundur” për të arritur “atë që ne të dy duam të arrijmë, që është… një paqe e qëndrueshme për Ukrainën e bazuar në sovranitet dhe siguri”.
Zelensky falënderon Starmer për mbështetjen e tij dhe falënderon Mbretin Charles III që pranoi një takim me të nesër.
“Ne jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë dhe miq të tillë”, thotë ai.
Kujtojmë se, vizita e Zelensky vjen një ditë pasi ai u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë – dhe disa ditë pasi vetë Starmer u takua me presidentin amerikan.
- Portreti i Mozartit nga Barbara Krafft, referuar përshkrimeve të Maria Anna, motrës së gjeniut të muzikës - 20/10/2026
- Kufiri i brishtë mes të mires dhe të keqes, sipas Gustav Jung - 20/10/2026
- Christiane Amanpour largohet nga CNN/ Gazetarja dhe prezantuesja e njohur ikën pas 43 vitesh: “Jini gjithmonë të vërtetë, jo neutralë”. - 20/10/2026